Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se forcimi i kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e operacioneve paqeruajtëse mbetet një nga prioritetet kryesore.
Ai ka njoftuar se majori i FSK-së, Driton Haxhiaj, ka përfunduar me sukses Kursin e Komandantit të Kontingjentit të Operacioneve Paqeruajtëse, të organizuar nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC), në Tokio.
Sipas Maqedoncit, ky trajnim ndihmon në zhvillimin e lidershipit dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së për angazhime në misione ndërkombëtare të paqes.




