Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë për siguri dhe inovacion në nivel kombëtar, të organizuar nga National Security and Innovation Consortium (NSIC), në kuadër të RIT Kosovo.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe sektorit të inovacionit, ku u diskutua për rëndësinë e teknologjisë dhe digjitalizimit në zhvillimin e vendit.
Kusari theksoi se siguria dhe inovacioni janë thelbësore për ndërtimin e një ekonomie konkurruese, ndërsa nënvizoi nevojën për përshtatjen e legjislacionit dhe përshpejtimin e digjitalizimit të administratës publike.
Ajo tha se institucionet kanë ndërmarrë hapa për lehtësimin e proceseve për bizneset, me synim krijimin e një sistemi më efikas, më të shpejtë dhe më të sigurt.




