Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, është pritur në Vjenë nga homologu i tij austriak Norbert Totschnig, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.
Në takim u trajtuan procesi i integrimit evropian të Kosovës, harmonizimi i politikave bujqësore me standardet e BE-së, digjitalizimi i sektorit dhe shkëmbimi i ekspertizës mes dy vendeve.
Muja falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se bashkëpunimi do të ndihmojë në modernizimin e bujqësisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit në Kosovë.




