Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, që mbahet të enjten, është thirrur për shkak të pakënaqësive me rezultatet e fundit zgjedhore.
Hoti tha se delegatët po kërkojnë një debat të brendshëm dhe llogaridhënie për humbjet në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, duke theksuar se LDK-ja duhet të forcohet për sfidat e ardhshme politike.
Sipas tij, Kuvendi nuk është thirrur kundër ndonjë individi, por për të hapur rrugën drejt një procesi transparent zgjedhor brenda partisë.
Ai ka theksuar se lidershipi i ardhshëm i LDK-së duhet të zgjidhet përmes zgjedhjeve të rregullta statutare, me pjesëmarrjen e anëtarësisë dhe strukturave të partisë.




