KF Dukagjini ka përfunduar aventurën evropiane në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Skuadra nga Klina u eliminua nga ekipi zviceran Lugano, pas humbjes 5:1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dukagjini kishte humbur minimalisht 1:0 edhe në ndeshjen e parë në Zvicër, ndërsa në përballjen e dytë nuk arriti ta përmbyste rezultatin.
Golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Meris Maliqi, ndërsa për Luganon realizuan Kevin Behrens (tre gola), Daniel dos Santos dhe një autogol i Egzon Sinanit.




