Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit.
Në takim, Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga Arbërie Nagavci, Partia Demokratike e Kosovës nga Vlora Çitaku, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Jehona Lushaku-Sadriu, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga Besnik Tahiri.
Mbledhja ka nisur pas orës 11:00 dhe ka për qëllim koordinimin e hapave organizativë për seancën konstituive të legjislaturës së XI të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.




