Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku delegatët votuan për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual.
Zemaj ka thënë se vendimi i anëtarësisë duhet të respektohet, duke e cilësuar LDK-në si një parti ku demokracia ushtrohet përmes votës.
Ai ka theksuar se një LDK e fortë është e domosdoshme për një Kosovë të fortë dhe ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në ringritjen e partisë.




