Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, ka miratuar disa vendime dhe orientime politike.
Në vendimin e parë, LDK ka përcaktuar si prioritet angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e institucioneve të Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Po ashtu, Kuvendi i partisë ka vendosur për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të marra nga organet kompetente të LDK-së.
Sipas vendimit, të gjithë anëtarët, zyrtarët dhe përfaqësuesit e partisë janë të obliguar t’i zbatojnë vendimet e miratuara në përputhje me statutin e LDK-së.




