Kosova mbrëmë në Fadil Vokrri ka arritur një fitore në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Një fitore shumë e rëndësishme përballë një Suedie me Gyokeres dhe Isak në formacion, që shiheshin si favorit në fushë.
Të përzgjedhurit e Fodës shënuan fitore 2-0 me golat e Rexhbeqajt në minutën e 28-të dhe Muriqit në minutën e 42-të.
Kosova në lojën e ardhshme do të luaj si mysafire e Sllovenisë me 10 tetor 202 në kuadër të kualifikimeve në grupin B.
Kosova gjendet në pozitën e dytë me 3 pikë, me 2 lojë të zhvilluara prej tyre humbje me Zvicrën dhe fitore me Suedinë.





