LDK ka arritur pajtim të brendshëm për të shqyrtuar bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se marrëveshja varet nga negociatat dhe respektimi i parimeve të vendosura nga partia, përfshirë ndarjen e përgjegjësive, programin qeverisës dhe çështjet e institucioneve kryesore.
Sipas Hazirit, tash i takon LVV-së të tregojë nëse pajtohet me këto kushte. Ai theksoi se në rast të një marrëveshjeje, LDK synon të ruajë unitetin e grupit parlamentar.
Bisedimet mes dy partive pritet të vazhdojnë para seancës konstituive të Kuvendit më 6 gusht./Sinjali/




