Një debat mes dy taksistëve për çmimin e udhëtimit në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka përfunduar me përleshje fizike.
Sipas dyshimeve, një 51-vjeçar ka sulmuar një koleg të tij 64-vjeçar me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia ka reaguar menjëherë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të Prokurorisë është iniciuar rast për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetim.




