Përfaqësuesja e Kosovës në golf e ka përfunduar garën evropiane ekipore si nënkampione e Grupit B, pasi u mposht në finale nga Shqipëria.
Federata e Golfit e Kosovës e cilësoi si një përvojë të veçantë faktin që finalja u zhvillua mes dy përfaqësueseve shqiptare, duke e vlerësuar këtë si një moment historik.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Kosovës në një garë evropiane ekipore në golf, ndërsa Federata njoftoi se më shumë detaje rreth këtij rrugëtimi do të prezantohen në ditët në vijim.




