Sunny Hill Festival në Prishtinë përfundoi edicionin e radhës me shumë artistë të njohur dhe mijëra pjesëmarrës, por një mungesë që u vu re nga fansat ishte ajo e aktorit britanik Callum Turner.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur Turner ishte prezent në festival përkrah Dua Lipës, këtë herë ai nuk mori pjesë pasi ishte i angazhuar me promovimin e filmit të tij të ri “One Night Only”.
Aktori ndodhej në New York, ku po zhvillon aktivitete promovuese për filmin që pritet të publikohet së shpejti në kinema.
Derisa Dua Lipa ishte në skenën e Sunny Hill në Prishtinë, Callum Turner vazhdoi angazhimet e tij profesionale në SHBA, duke bërë që çifti këtë herë të jenë në kontinente të ndryshme.




