Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:40, ku si pasojë e përleshjes të dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.




