Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në rrugën “UÇK” në Pejë, gjatë mbrëmjes së së dielës.
Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku personi është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.




