Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është larguar zyrtarisht nga Rangers dhe ka kaluar te skuadra saudite Al Taawoun.
27-vjeçari është transferuar në formë huazimi, me opsion blerjeje. Nëse klubi saudit e aktivizon këtë klauzolë, Bajrami do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve, Rangers pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga marrëveshja. Në prezantimin zyrtar, Al Taawoun e mirëpriti mesfushorin shqiptar me nofkën “Magjistari”.
Bajrami iu bashkua Rangersit në verën e vitit 2024 nga Sassuolo, por nuk arriti të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadrën skoceze, duke mbyllur kështu aventurën e tij në Glasgow.




