Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me Komitetin Organizativ për Lojërat Mesdhetare (KOLM) Prishtina 2030.
Kurti tha se kjo ngjarje sportive është një projekt i rëndësishëm për Kosovën, i cili do të sjellë sportistë dhe delegacione nga vendet e Mesdheut.
Sipas tij, organizimi i Lojërave Mesdhetare paraqet një mundësi për zhvillimin e sportit, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se suksesi i këtij projekti kërkon bashkëpunim, koordinim dhe angazhim të të gjitha institucioneve.




