Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.77 euro për litër
Benzina: 1.50 euro për litër
Gazi: 0.60 euro për litër
MINT ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, përmes adresës elektronike të dedikuar ose në numrin pa pagesë 0800 11000.




