Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se deri tani janë pranuar 144,493 aplikime për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9, përmes platformës e-Kosova.
Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 9 gusht, ndërsa prindërit dhe kujdestarët që ende nuk kanë aplikuar ftohen ta bëjnë këtë brenda afatit.
MAShTI u bën thirrje qytetarëve që para aplikimit të verifikojnë nëse xhirollogaria bankare është aktive dhe nëse të dhënat e tyre në platformën e-Kosova janë të sakta. Pas aplikimit, kërkesat do të verifikohen nga shkollat përkatëse.




