Nga sot, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka nisur kontrolle intensive në të gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij.
Kontrollet do të përfshijnë prodhuesit, importuesit, distributorët dhe pikat e shitjes, me fokus në përputhshmërinë e përbërjes së produkteve me etiketën, deklarimin e qumështit pluhur dhe vajit të palmës, si dhe gjurmueshmërinë e tyre.
Sipas MINTI-t, produktet që rezultojnë me etiketa të pasakta do të tërhiqen nga tregu, ndërsa ndaj operatorëve përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe gjoba sipas legjislacionit në fuqi.




