Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në konferencën për media ka reaguar edhe lidhur me punimin e Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku kishte ofenduar rëndë UÇK-në.
“Nuk e kam lexuar ende. I kam dëgjuar shqetsimet dhe përgjigja që ai ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni. Si presidente nuk kam mundësi që të merrem me shkrimet e politikanëve që kanë bërë gjatë studimeve.” – ka deklaruar Osmani.
Osmani shtoi se si kryetar i Kuvendit Basha ka konfirmuar respektin e fortë dhe të madh për sakrificën e popullit, UÇK-së dhe ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë.




