Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se para vazhdimit të procesit të konstituimit të Kuvendit duhet të punohet për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Përmes një reagimi në Facebook, Murati ka thënë se një marrëveshje e tillë do të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit institucional dhe do të shmangte mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat i ka cilësuar si të panevojshme.
Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Presidentit është një hap i rëndësishëm për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe vazhdimin e punës së Kuvendit.




