Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës duhet të vazhdojë pa vonesa.
Para takimit me Albin Kurtin, ai deklaroi se duhet të mbahet seanca konstituive, të votohet kryetari dhe Kryesia e Kuvendit.
Abdixhiku tha se përgjegjësia për përmbylljen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke theksuar se LDK-ja nuk pranon vonesa apo përdorimin e këtij procesi për negociata politike.




