Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje politike me LDK-në, ndërsa takimet mes tyre i ka cilësuar si përpjekje për funksionalizimin e institucioneve të reja.
Para takimit me Lumir Abdixhikun, Kurti deklaroi se këto diskutime nuk duhet të konsiderohen si lajm, por si proces normal për konstituimin e legjislaturës së 11-të.




