Aktori i njohur turk Çağatay Ulusoy po kalon pushimet verore në Bodrum së bashku me partneren e tij, aktoren Aslıhan Malbora. Çifti, i cili prej kohësh është në një lidhje, është parë duke shijuar momente relaksi në bregdet.
Sipas raportimeve nga mediat turke, Ulusoy dhe Malbora janë fotografuar në jahtin e tyre në zonën e Yalıçiftlik, ku kanë kaluar kohë duke pushuar dhe duke u argëtuar me aktivitete të ndryshme ujore.
Aktori është parë duke peshkuar dhe më pas duke marrë pjesë në sporte ujore së bashku me miqtë e tyre.
Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e fansave këtë herë ka qenë ndryshimi në pamjen fizike të Çağatay Ulusoy.
Ndjekësit kanë komentuar transformimin e tij, duke vënë re ndryshimet në peshë dhe në formën trupore krahasuar me paraqitjet e tij të mëparshme.





