Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhja e një presidenti konsensual, por nëse kjo nuk arrihet, sipas tij, posti i presidentit i takon partisë fituese të zgjedhjeve.
Ai tha se LVV-ja ka fituar zgjedhjet me 53 deputetë dhe, në mungesë të një marrëveshjeje të gjerë, konsideron se ka të drejtën ta propozojë presidentin.
Megjithatë, Kurti theksoi se synimi mbetet zgjedhja e një figure unifikuese, duke ftuar partitë politike të mbështesin një kandidat me integritet, profesionalizëm dhe mbështetje të gjerë shoqërore.




