Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit i takon kryesuesit të saj, Avni Dehari.
Kurti tha se nuk është takuar me Deharin dhe nuk planifikon ta bëjë këtë, duke theksuar se është i angazhuar me detyrat e kryeministrit në detyrë dhe me takimet politike.
Ai shtoi se vendimi nëse dhe kur do të vazhdojë seanca do të bëhet i ditur nga kryesuesi gjatë orëve të pasdites.




