Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë nesër në orën 11:00, sipas burimeve të Ekonomia Online.
Vazhdimi i seancës vjen pas përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re.
Në këtë fazë të procesit pritet të hidhet në votim zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Deputetët tashmë kanë përfunduar hapin e parë të konstituimit, duke dhënë betimin, ndërsa mbetet krijimi i strukturave udhëheqëse të institucionit.
Procesi i konstituimit të Kuvendit vazhdon në një kohë kur partitë politike ende janë në negociata për arritjen e marrëveshjeve të nevojshme.




