Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka hedhur vezë në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Incidenti ka ndodhur pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për të propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Pas përshkallëzimit të situatës, kryesuesi i seancës, Glauk Konjufca, ka ndërprerë punimet, ndërsa në sallë kanë intervenuar deputetët dhe forcat e sigurisë./EO/




