Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka reaguar me ironi ndaj incidentit të sotëm në Kuvend, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Qorrolli e ka kritikuar veprimin e deputetes, duke thënë se ai nuk përfaqëson një mënyrë serioze të zhvillimit të debatit politik.
“Timja nuk e bëri Kuvendin kotec kot. E bëri kotecin vetë”, ka shkruar Qorrolli, duke shtuar se sipas tij, në vend të takimeve dhe marrëveshjeve po zgjidhen veprime që e degradojnë skenën politike.




