Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga institucionet që të mbështesin dhe mbrojnë prodhuesit vendorë, duke paralajmëruar për pasoja në ekonomi dhe punësim.
Rafuna tha se rritja e importeve dhe mungesa e zgjerimit të eksporteve po e vështirësojnë gjendjen e prodhuesve kosovarë. Ai kritikoi veçanërisht mënyrën se si po trajtohen produktet vendore, duke thënë se deklaratat apo veprimet institucionale mund të krijojnë pasiguri te konsumatorët dhe të dëmtojnë imazhin e tyre.
Ai kërkoi që prodhimet vendore të subvencionohen, të mbrohen dhe të promovohen më shumë, ndërsa institucionet të punojnë për hapjen e tregjeve të reja.
Sipas Rafunës, sektori i qumështit ka potencial për eksport në tregun evropian, por prodhuesit përballen me pengesa për shkak të mungesës së njohjes së certifikatave veterinare./EO/




