Është hapur aplikimi për afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore.
Maturantët mund të aplikojnë online përmes platformës eKosova nga 12 deri më 20 gusht 2026, duke zgjedhur shërbimin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – Afati i dytë”.
Aplikimi bëhet tërësisht online, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në shkollë apo institucione të tjera.




