Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thirret urgjentisht për të vazhduar procesin e konstituimit.
Hamza ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk duhet të kushtëzohet nga marrëveshjet politike apo interesat elektorale.
Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit procesin për shkak të kalkulimeve politike, duke paralajmëruar se vazhdimi i vakumit institucional mund të sjellë pasoja të tjera politike.
“Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet”, ka thënë Hamza, duke kërkuar që procesi të vazhdojë menjëherë.




