Një mërgimtar që vizitoi sot Kuvendin e Kosovës, në kuadër të hapjes së dyerve për diasporën, ka shfaqur një pankartë me mbishkrimin “Kurti n’burg”.
Pankarta iu hoq nga duart nga persona të tjerë të pranishëm në Kuvend.
Ngjarja ndodhi në një atmosferë të tensionuar, pas përplasjeve verbale mes deputetëve të PDK-së dhe Aleancës me deputetët e Vetëvendosjes./EO/




