Ish-ylli brazilian Ronaldinho po synon të investojë në klubin e basketbollit AS Monaco, së bashku me fondin andorras Clayton Sport.
Oferta përfshin shlyerjen e borxhit prej 2.5 milionë eurosh ndaj EuroLeague dhe një garanci bankare prej 5 milionë eurosh.
Ronaldinho pritet të bëhet aksionar dhe figurë promovuese e klubit, ndërsa investimi parashikohet të arrijë rreth 10 milionë euro në sezon.
Projekti synon të ndihmojë AS Monaco të tejkalojë krizën financiare dhe të rikthehet në garat profesionale.




