Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si “model të sjelljes politike”.
Çitaku tha se Kuvendi është praktikisht i bllokuar dhe se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.
Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për mosrespektim të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Çitaku paralajmëroi se PDK-ja do të kërkojë sërish thirrjen e seancës pas 48 orësh dhe do të zhvillojë aktivitete politike e qytetare jashtë Kuvendit.
“Ne nuk po kërkojmë pushtet, por funksionalizimin e shtetit”, deklaroi ajo.




