Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur me liderin e LVV-së, Albin Kurti.
Hoxhaj tha se partia e tij nuk është e interesuar për marrëveshje me LVV-në, duke akuzuar Kurtin se ka tentuar të imponojë vullnetin e tij politik.
Sipas tij, PDK-ja ka bërë përpjekje përmes dialogut që të gjendet një zgjidhje për konstituimin e institucioneve, por ato nuk kanë dhënë rezultat.
“PDK nuk merr pjesë në takim, nuk është e interesuar për marrëveshje”, deklaroi Hoxhaj.




