Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mjetesh të mprehta dhe pajisjesh të tjera në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara më 5 dhe 12 gusht, te disa shitës ambulantë janë gjetur dhe sekuestruar 86 mjete të mprehta (briskë), 19 boksa metalikë, dy shufra metalike dhe tri futrolla thikash.
Policia ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe se kontrollet do të vazhdojnë.




