Hetuesit e Policisë së Kosovës kanë arrestuar në pikën kufitare në Merdare një shtetas të Kosovës me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të tij.
Institucionet kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore ndaj personave të dyshuar për veprimtari që cenojnë sigurinë kombëtare.




