Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Prokurorisë, më 11 gusht, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, në Pestovë të Vushtrrisë, të dyshuarit po transportonin marihuanë me dy automjete, me qëllim të shitjes.
Gjatë tentimit për t’i ndaluar, të dyshuarit dyshohet se goditën policinë dhe më pas shkaktuan aksident gjatë përpjekjes për t’u larguar.
Gjatë kontrollit të njërit automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 3 kilogramë e 18 gramë marihuanë.
Prokuroria ka kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit. Seanca pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.




