Lionel Messi është rikthyer në fushë pas ditëve të vështira pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi.
Ylli argjentinas e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë, ku u prit me ovacione të mëdha nga tifozët e Inter Miamit. Mbështetësit brohoritën emrin e tij në shenjë përkrahjeje.
Megjithatë, rikthimi i Messit nuk mjaftoi për ekipin amerikan. Inter Miami u mposht 3-2 nga León dhe u eliminua nga Leagues Cup.
León shënoi golin vendimtar në minutën e 85-të, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Tani, Inter Miami do të fokusohet në kampionatin MLS për pjesën e mbetur të sezonit./Sinjali/




