Deputeti i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se grupi parlamentar i partisë do të mblidhet për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kuvend dhe për të marrë vendimet përkatëse.
Azemi theksoi se LDK-ja ka qenë e pranishme në Kuvend edhe gjatë ditës së mërkurë, duke mohuar se deputetët e kësaj partie kanë munguar.
Ai tha se qëndrimi i mëtejshëm i LDK-së do të përcaktohet pas mbledhjes së grupit parlamentar./EO/




