Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemi, ka dënuar deklaratat kërcënuese ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke u distancuar publikisht nga çdo person apo qëndrim i tillë.
Në një prononcim për T7, Rustemi tha se kërcënimet janë të papranueshme ndaj kujtdo, qoftë në Kuvend apo në rrjetet sociale.
Ai mohoi gjithashtu çdo lidhje me personin për të cilin janë ngritur pretendime publike dhe i cilësoi si të pabazuara aludimet për lidhje kriminale.
Rustemi sqaroi se vjen nga Dobratini i Lipjanit dhe familja Bugiqi, duke theksuar se çdo lidhje familjare me persona të caktuar nuk nënkupton pajtim me veprimet apo deklaratat e tyre./EO/




