Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i interesave partiake dhe se vendi ka nevojë për zgjidhje politike e funksionalitet institucional.
Abdixhiku tha se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo proces dialogu ndërpartiak me synim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe stabilizimin e institucioneve.
Ai theksoi se refuzimi i bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit nënkupton, sipas tij, një vendim të vetëdijshëm për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“LDK-ja s’mund ta pranojë bojkotin e bisedimeve dhe kështu shkuarjen në zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku.




