Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një videoje ka bërë të ditur se partia do ta vijojë aksionin e saj.
Hoxhaj ka përsëritur kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se PDK-ja nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.




