Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se pas qëndrimit të fundit të LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
Hamza tha se PDK-ja nuk e ka penguar krijimin e institucioneve dhe se përgjegjësia tani është te LVV-ja dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
Sipas tij, partitë duhet të përmbushin rezultatin zgjedhor, të krijojnë institucionet dhe të zgjedhin presidentin, në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi politik.
Hamza theksoi se PDK-ja do të vazhdojë ta ushtrojë rolin e saj opozitar përmes kritikave dhe alternativave, por do të mbështesë çështjet që i konsideron në interes të Kosovës dhe qytetarëve.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e trajtimit të procesit institucional, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit dhe vendimeve të gjykatave./EO/




