Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për takim konsultativ rreth zgjedhjes së Presidentit.
Gjini ka thënë se Haxhiu nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik, ndërsa ka akuzuar atë dhe Albin Kurtin se po e përdorin takimin për të gjetur fajtorë për një vendim që, sipas tij, tashmë e kanë marrë.
Sipas Gjinit, qëllimi është zvarritja e krizës institucionale deri në një datë që u përshtatet për zgjedhje të reja.
Ai ka deklaruar se Aleanca nuk do t’u japë “alibi” dhe se, nëse vërtet kërkojnë votat dhe kuorumin, duhet t’i marrin parasysh gjashtë pikat e propozuara nga Aleanca.




