Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësim për mundësinë e bashkëpunimit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Mustafa ka thënë se nuk e sheh ofertën e Albin Kurtit si problemin kryesor, por kundërshton idenë që LDK-ja të ndihmojë në sigurimin e 80 votave për qeverinë e VV-së.
Ai ka ngritur shqetësime edhe për ruajtjen e identitetit politik të LDK-së, të cilën e ka përshkruar si parti të qendrës së djathtë, ndërsa VV-në si forcë me politika të majta.
“Për çfarë do t’i shërbente Kosovës një pushtet i tillë qeverisës me dy të tretat?”, ka pyetur Mustafa./EO/




