Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë, pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare.
Sipas Policisë së Kosovës, ai kërkohej për veprën penale të dhunimit. Ekstradimi u realizua përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua policisë për procedurat e mëtejshme ligjore.




