Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike të zhvillojnë dialog dhe të gjejnë një zgjidhje për bllokadën institucionale.
Dehari ka paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund të rrisë tensionet dhe të çojë në përplasje të tjera në Kuvend.
Sipas tij, partitë duhet të arrijnë një marrëveshje që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Dehari ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa marrëveshje për Presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Populli ka folur. Tani është radha jonë të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale”, ka shkruar ai./EO/




